Kritika e racizmit

Në Këln, politikanët dhe administrata lokale kanë punuar për vite me radhë së bashku për të promovuar një bashkëjetesë harmonike dhe gjithëpërfshirëse mes njerëzve me prejardhje, gjuhë, fe, kultura dhe orientime seksuale të ndryshme, në mënyrë që Këlni të mbetet një qytet kosmopolit, i larmishëm, multikulturor, i gjallë dhe plot jetë. Demokracia, liria dhe sundimi i ligjit – këto vlera të përbashkëta duhet të ruhen dhe të forcohen. Parandalimi efektiv, zhdukja e racizmit dhe promovimi i punës kundër diskriminimit janë objektiva kryesore të agjendës politike të Këlnit dhe formojnë bazën e masave të ndryshme konkrete komunale.