Shqiptar

Tafel-web.jpg

Të dashur prindër, të dashur edukatorë!
Mirë se erdhët në Këln!

Fëmijët e moshës 6 deri 16 vjeç duhet të shkojnë në shkollë.
Me poshtë po ju paraqesim hapat e nevojshëm, në mënyrë që fëmija juaj të shkojë në shkollë.
Ju mirëpresim!
Punonjësit e Qendrës së Integrimit Komunal

Parapërgatitja

1. Telefononi tek Qendra e Integrimit Komunal. Numri i telefonit është (0221) 221 29292. Aty do të merrni brenda një jave një orar për një takim konsulence.

call for an appointment

2. Shkoni bashkë me fëmijën Tuaj në këtë takim. Ju lutemi të merrni me vete edhe pasaportën Tuaj (nëse është e mundur) dhe çertifikatën e regjistrimit. Nëse keni dëftesa shkolle të fëmijës Tuaj, merrini dhe ato me vete.

3. Nëse mundeni, ejani në këtë takim me dikë, që flet pak gjermanisht. Punonjësit e Qendrës së Integrimit Komunal flasin disa gjuhë.

Në qendrën e integrimit komunal

4. Punonjësit do të flasin me Ju, se kur ka lindur fëmija, çfarë gjuhe flet dhe për sa kohë ka frekuentar shkollën. Punonjësit do të kërkojnë të dinë edhe nëse fëmija Juaj flet gjermanisht apo jo.
Në Këln ka klasa të veçanta, ku mund të mësohet shumë gjermanisht. Gjithçka për këto klasa dhe për shkolla të ndryshme, Ju do të informoheni gjatë takimit konsultues.

5. Më pas Qendra e Integrimit Komunal dërgon informacione për fëmijën Tuaj tek Autoriteti Arsimor për qytetin e Këlnit.

Pas konsulencës

6. Ndërkohë JU do të keni edhe një takim me Departamentin e Shëndetësisë. Kjo është e rëndësishme, pasi çdo fëmijë duhet të vizitohet, para se të mund të shkojë në shkollë. Qendra e Integrimit Komunal do t’Ju ndihmojë për të lënë takim me Departamentin e Shëndetësisë.

7. Autoriteti Arsimor për qytetin e Këlnit do t’Ju dërgojë një zarf. Brenda tij do të lexoni se në cilën shkollë do të shkojë fëmija Juaj.

8. Nëse keni marrë letrën nga Autoriteti Arsimor dhe keni çuar fëmijën Tuaj edhe për vizitë shëndetësore në Departamentin e Shëndetësisë, atëherë fëmija Juaj mund të frekuentojë shkollën. Ne Ju urojmë shumë suksese!

Përshkrimi i rrugës

Adresa e Qendrës së Integrimit Komunal është: Rheingasse 11, 50676 Köln.
Për konsulencën Ju nevojitet një orar. Na telefoni ju lutem. Numri ynë i telefonit :0221/221 29292.

Si mund të na gjeni? Ju duhet të shkoni deri tek vendqëndrimi „Heumarkt“ . Aty do të shihni birrarinë „Malzmühle“. Majtas afër Mullirit të maltës(Malzmühle) është një rrugë shumë e vogël, që quhet „Börsengässchen“. Ajo ju çon tek Rheingasse. Rheingasse 11 është direkt majtas.

Zyrat tona janë në katin e parë.